Maqedonia 7 vite pa fitore në transfertë (FOTO)

Ekspedita e Maqedonisë gjatë ditës së sotme është akomoduar në Vaduz, aty ku nesër mbrëma do të zhvillojë ndeshjen eliminatore kundër Lihtenshtejnit.

Është ky një rast i mirë për Maqedoninë që të kthehet me fitore nga kjo transfertë kundër kombëtares më të dobët të grupit, që pas 4 xhirove nuk ka marrë asnjë pikë me një gol averazh 1:16.

Njëjtë sikurse Lihtenshtejni, edhe Maqedonia ende nuk ka arritur që të marrë asnjë pikë në kuadër të grupit G, ku deri më tani ka pësuar 4 disfata, ashtu që e gjithë Maqedonia, e në veçanti selskionuesi Igor Angellovski, shpresojnë se pikërisht nesërmbrëma do të arrijnë fitoren e parë në grup dhe në përgjithësi të parën në ndeshjet në transfertë, pas plotë 7 viteve.

Për herë të fundit që përfaqësuesja e Maqedonisë kishte triumfuar në një ndeshje si mysafir ka qenë ajo e 8 tetorit të vitit 2010 kundër Andorës, 0:2.

Pjesë e asaj ndeshje janë edhe dy futbollistët aktual, Ivan Triçkovski dhe Vançe Shikov, ndërkohë nga futbollistët shqiptarë që kishin qenë pjesë e përfaqësueses “verdhekuq” në atë ndeshje, ishin Agim Ibraimi që ishte inkuadruar në lojë si zëvendësues dhe Armend Alimi që kishte qëndruar në bankinë.

Leave a Reply