Mbella merr leje nga FIFA, debuton ndaj Pelisterit

FIFA i ka dhënë dritë jeshile futbollistit francez me prejardhje nga Kameruni, Emmanuel Mbela, i cili në afatin kalimtar të dimrit u bë pjesë e skuadrës së FC Shkupit.

Sot në orët e pasdites në Federatën e Futbollit të Maqedonisë, FIFA i kishte kthyer përgjigje pozitive kërkesës së futbollistit francez, i cili tashmë edhe zyrtarisht është regjistruar si futbollist i skuadrës nga Çairi.

Mbella gjatë merkatos së janarit kishte nënshkruar me Shkupin, me të cilën skuadër ishte përgatitur gjatë fazës përgatoitore në Shkup dhe Ohër, mirëpo deri më tani kishte të drejtë loje për shkak se ish skuadra e tij tashmë, Bylis nga Ballshi i Shqipërisë nuk i kishte prishur kontratën, duke mbajtur pezull atë.

Mirëpo tashmë gjithçka ka marrë fund dhe Mbella është një futbollist i ri i Shkupit, drejtuesit e së cilës skuadër shpresojnë se sulmi i tyre me francezin do të jetë më i rrezikshëm.

Mbella duke pasur parasysh se vazhdimisht është stërvitur me skuadrën “bardhekaltër” pritet që të debutojë pikërisht në ndeshjen e javës së 24-të kundër Pelisterit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Çair me datë 01 prill.

Leave a Reply