Shkupi – Pelisteri,  ndryshon data e zhvillimit të ndeshjes

Ndeshja e javës së 24-të ndërmjet Shkupit dhe Pelisterit do të zhvillohet me datë 01 prill (e shtunë), një ditë para ndeshjeve tjera të kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.

Deri te ky ndryshim erdhi pasi të dyja skuadrat kishin rënë dakord për një gjë të tillë, edhe pse paraprakisht edhe kjo ndeshje duheshe të zhvillohet si të gjitha ndeshjet tjera, të dielën.

Do të jetë kjo ndeshja e tretë mes këtyre dy skuadrave gjatë këtij edicioni, pasi në dy ndeshjet e para secila prej tyre kishte shënuar fitore në terenin vendas.

Në Çair më 19 shtator të vitit të kaluar Shkupi kishte mundur Pelisterin me rezultatin 2:1, ndërkohë ndeshja e dytë e zhvilluar në Manastir ishte mbyllur me fitoren e të gjelbërve, 2:0.

Leave a Reply