Ejupi nga Vaduzi, tre pikë nga kjo ndeshje do na kryenin punë

Sulmuesi shkupjan Muzafer Ejupi, falë paraqitjeve të shkëlqyeshme dhe golave të shënuar me fanellën e Osijekut në elitën e futbollit kroat më në fund morri një ftesë nga ana e seleksionuesit të Maqedonisë, Igor Angellovski, njofton “infOSport.mk”.

Ejupi është bashkë me përfaqësuesen e Maqedonisë në Vaduz, aty ku sonte “verdhekuqtë” do të zhvillojnë ndeshjen kualifikuese kundër Lihtenshtejnit.

Ai thotë se një fitore në këtë ndeshje do ti kryente punë Maqedonisë, pas gjithë atyre ndeshjeve pozitive që i zhvilloi paraprakisht me Shqipërinë, Izraelin dhe në veçanti, Italinë, mirëpo ku për fat të keq munguan pikët.

“Ndeshje shumë e rëndësishme për ne me një kundërshtar që duhet mundur. Normal unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm edhe pse llogaritemi si favoritë. Vlerësoj se ka kaluar koha kur dikush ishte shumë përpara tjetrit dhe kur merreshin fitore me rezultate të larta, madje edhe dyshifrore. Sot në futbollin modern të gjithë kanë ecur përpara dhe pikët fitohen me impenjim maksimal në teren. Neve tre pikët do na bënin shumë punë, për të nisur të fitojmë pas gjithë atyre ndeshjeve pozitive në lojë, por që për fat të keq nuk kanë sjellë asnjë pikë. Mendoj se jemi më të mirë se Lihtenshtejni, mirëpo këtë duhet ta dëshmojmë në teren dhe me maksimumin e secilit që do të gjendet në lojë, besoj në fund të dalim me fitore nga kjo ndeshje”, – deklaroi nga Vaduzi për “infOSport.mk” sulmuesi i përfaqësues së Maqedonisë, Muzafer Ejupi.

Ndeshja ndërmjet Lihtenshtejni dhe Maqedonisë starton në ora 20:45, ndërsa që të dyja përfaqësueset do të jenë në kërkim të pikëve të para në kuadër të grupit “G”, ku sonte në program janë edhe ndeshjet, Itali – Shqipëri dhe Spanjë – Izrael që zhvillon në terminin e njëjtë.

Leave a Reply