Florentino Perez rikthen Raulin te Real Madridi

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez ka vendosur ta rikthej legjendën e këtij klubi, Raul Gonzalez në gjirin e tij të vjetër.

Raul Gonzales sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “Marca”, do t’i bashkohet kryesisë së skuadrës “mbretërore”.

Raúl është futbollisti që ka zhvilluar më shumë ndeshje me fanellën e Real Madridit dhe është  golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit nga “Santiago Bernabeu”  pas Kristiano Ronaldos.

Leave a Reply