Altin Aliji, talenti 10-vjeçar që po mahnit me teknikën e tij në futboll (VIDEO)

Është vetëm 10-vjeç, mirëpo me talentin që ka është bërë i famshëm tek grup moshat e reja në futbollin vendor. Fjala është për Altin Alijin, i cili hapat e parë me futbollin i bëri që në moshën 4-vjeçare në klubin futbollistik “KF Skupi”.

Nën drejtimin e trajnerit Bedri Saliasi, Altini dita ditës po rritet në një futbollist të shkëlqyeshëm, që i ka të gjitha dispozitat për tu shndërruar në një futbollist klasi. Ai një gjë të tillë po dëshmon edhe këtë vit, ndërsa e dëshmoi edhe vitin paraprak.

Altini në sezonin 2015-2016 me 41 gola të shënuar u shpall futbollist dhe golashënues më i mirë në Maqedoni nga ana e FFM-së, ndërsa po të njëjtin vit në dy turnetë e organizuar nga ana e Komunës së qytetit të Shkupit  ai u shpall si futbollistë më i mirë, ndërsa gjithashtu fitoi edhe epitetin e golashënuesit më të mirë.

Për kualitetet e Altinit flet edhe vetë trajneri Bedri Saliasi, duke potencuar se ka kënaqësinë për të punuar dhe njëkohësisht për të ndihmuar një talent siç është Altin Aliji.

“Altini është një djalë i mrrekullueshëm. Ai pjesë e jona është që nga mosha 4-vjeçare, pra plotë 6 vite. Talentin e tij e vërejta që në fillim, ndërsa dita ditës ai po zhvillohet në një futbollist të madh. Edhe pse është në moshë të re, Altini posedon shumë teknikë, ka një goditje shumë precize dhe gjithnjë kërkon të punojë më shumë. Pikërisht kjo më pëlqen te ky futbollist dhe besoj se me këtë zell që ka dhe me përpikshmërinë e tij gjatë stërvitjeve do shndërrohet në një futbollist klasi për të cilin do dëgjojmë vite më pas” – tha Bedri Saliasi në prononcimin e tij për “infOSport.mk”.

Altini përveç sukseseve në futbollin vendor, një gjë të tillë ka bërë edhe në arenën ndërkombëtare. Ai me Skupin është shpallur kampion në kuadër të turneut më të njohur ndërkombëtarë “Norway Cup”, ndërsa gjithashtu si pjesë e ekipit Ramadani Soccer nga Austria, arriti ti shënojë ekipit të njohur anglez, Liverpullit.

Gjithë këto suksese na bëjnë të shpresojmë që vërtetë një ditë emrin e Altin Alijit do e hasim në arenën ndërkombëtare, te ndonjë prej skuadrave të mëdha evropiane. Dhe pse jo kur pas tij gjithnjë qëndron njeriu i palodhshëm, ai i cili ndoshta është edhe më i merituari për këto suksese të Altinit, babai i tij, Sami Aliji, një ish futbollist profesionist, i cili shpreson që atë që nuk mundi ta arrijë vetë, një gjë të tillë ta bëjë djali i tij: “Si çdo prind ashtu edhe unë mundohem që të jap më të mirën për djalin tim. Mund të them se Altini ka fatin që punon me një punëtor të madh dhe të palodhshëm siç është Bedri Saliasi, ndërsa gjithashtu edhe unë si prind mundohem që të i’a plotësojë të gjitha kërkesat dhe ti ndihmoj në aspektin e futbollit. T’ia përcjellë atë dituri që posedojë për lojën më të bukur dhe më të dashur ndër të rinjët, futbollin, për të cilin edhe unë kam një dashuri të posaçme. Shpresoj që djali im të më tejkalojë mua, kur është në pyetje suksesi individual dhe atë që unë nuk arrita ta bëjë, ta bëjë djali im dhe shumë talentë të tjerë shqiptarë, që më besoni janë në numër të madh këtu në Maqedoni” – u shpreh Sami Aliji, një ish futbollist i Vëllazërimit të Kërçovës dhe ish Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit.

Është ky Altin Aliji, futbollisti tek i cili shpresojmë gjithë ne që një ditë do na gëzojë me sukseset e tij si në futbollin vendor, poashtu edhe në atë ndërkombëtarë. E zgjodhëm pikërisht këtë talent për të filluar përkrahjen tonë si “infOSport.mk” për talentët e rinj shqiptarë në Maqedoni, që të gjithë jemi të vetëdijshëm që i kemi në numër shumë të madh.

Leave a Reply