Hysaj në radarin e skuadrave angleze dhe gjermane

Skuadra angleze dhe gjermane janë vënë në kërkim të shërbimeve të Elseid Hysajt, i cili vazhdon shkëlqimin e tij me fanellën e Napolit. Një gjë të tillë ka konfirmuar menaxheri i futbollistit shqiptarëö Mario Xhufredi në një prononcim të tij për “Football İtalia“.

“Ka disa vëzhgues, që e shikojnë dhe e ndjekin Hysajn. Janë ekipe gjermane dhe angleze, por ne nuk duam të ikim nga Napoli. Elseid ka vitin e dytë me ngjyrat blu dhe mund të bëjë edhe më mirë sezonin e ardhshëm. Pastaj, ai dëshiron të luftojë për të fituar kampionatin” – ka thënë Xhufredi.

Megjithatë vetë Xhufredi potencon se për gjithçka rreth ndonjë lëvizje eventuale të Hysajt do të njoftohen edhe drejtuesit e Napolit.

“Hysaj ka një klauzolë largimi në kontratë. Në qoftë se do të vijë një klub i interesuar, i gatshëm të paguajë klauzolën, por ne për çdo hap do të njoftojmë dhe Napolin”, ka deklaruar Xhufredi.

Hysaj po zhvillon sezonin e dytë te Napoli, te e cila skuadër erdhi nga rradhët e Napolit. Ai që në eidiconin e tij të parë u konfirmua në një futbollist lider te “napolitanët“, duke zhvilluar 37 ndeshje kampionale nga gjithsej 38, derisa këtë edicion pas 30 xhirove ka qenë titullarë në 27 prej tyre.

Leave a Reply