Juventusi mbulon me ari Dibalan

Paolo Dibala është shumë fare pranë vazhdimit të kontratës me Juventusin, pjesë e së cilës është që nga viti 2015-të, kur për një shumë prej 33.7 milion euro erdhi nga Palermo.

Një gjë të tillë pohon e përditshmja sportive italiane, “Tuttosport” sipas së cilës Juventusi ka arritur veçmë marrëveshje me talentin argjentinas, edhe atë deri në vitin 2022.

Me marrëveshjen e re paga e Dibalas do të jetë dy herë me e lartë se ajo paraprake, duke e bërë atë futbollistin e dytë më të paguar te skuadra kampione e Italisë, pas Gonzalo Higuain, paga vjetore e të cilit është 7.5 milion euro.

Paga e deritanishme e Dibalas ishte 3 milion euro, ndërsa me kontratën e re, talenti 23-vjeçar do të marrë plotë 7 milion euro, plus dhe bonuse shtesë të cilat do e barazojnë atë me Higuain.

Dibala gjatë këtij sezoni në 36 ndeshje të zhvilluara ka regjistruar 16 gola dhe 8 asistime. Ai të martën në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Barcelonës realizoi dy gola në fitoren 3:0 të “Zonjës së Vjetër” që është shumë pranë ndeshjes gjysmëfinale.

Leave a Reply