7 ‘yjet’ që Liverpulli nuk arriti t’i transferoj nën udhëheqjen e Klop

Skuadra e Liverpullit po cilësohet si skuadër e ‘frikshme’ këtë sezon me transferimet e fundit që klubi nga ‘Enfilld Roud’ i kishte bërë gjatë afatit kalimtar të verës.

Skuadra e Klop po zhvillon një sezon të shkëlqyeshëm këtë edicion në Premierligë, ku pas 17 javëve të para me 45 pikë ndodhet në pozitën e parë në renditje.

Edhe pse trajneri i ‘redsave’, Jurgen Klop gjatë qëndrimit të tij ka arritur që të nënshkruajë me disa futbollistë fantastikë si Mohamed Sallah, Sadio Mane dhe Virxhil Van Dijk, gjermani humbi edhe shumë super-lojtarë për arsye të ndryshme.

Kujtojmë se me ardhjen e Klop në vitin 2016-të, klubi kishte nevojë për një mesfushor cilësor, dhe kështu tekniku atë botë u mundua të firmos me talentin e Borusia Menhengladbah, Mahmud Dahud, por marrëveshja rezultoi pa sukses, njëjtë sikurse edhe me futbollistët si Villian, Aleksis Sançez,  Mkhitaryan, Gylfi Sigurdson dhe Konoplyanka.

Leave a Reply