Arsenali gati të bëjë pazar te Reali i Madridit!

Arsenali po e monitoron me kujdes situatën e portierit të Realit të Madridit, Kejlor Navas. Gardiani nga Kosta Rika është i pakënaqur me situatën e tij te ‘mbretërit’, ndërsa disa skuadra duan ta shfrytëzojnë këtë dhe të transferojnë atë në rradhët e tyre. Një ndër ata skuadra është edhe Arsenali, skuadër kjo që te Navas sheh një konkurrencë të denjtë dhe afatgjate për gjermanin Bernd Leno.

Petr Çeh është në fundin e karrierës së tij, ndërsa pikërisht ky fakt mund të shtyejë Navasin për të menduar transferimin e tij te skuadra londineze. Transferimi i Navasit mendohet të bëhet pas përfundimit të sezonit, ndërsa vlera e tij në tregun europian të futbollit kap shifrën e 30 milion eurove.

Leave a Reply