Junajtedi mund Çelzin, rihapet lufta për titull në Premierligë (VIDEO)

Rihapet lufta për titull në Premierligën angleze. Mançester Junajtedi mundi Çelzin me rezultatin 2:0 në derbi ndeshjen e javës, duke bërë që epërsia e “bluve” të Londrës të shkurtohet në vetëm 4 pikë ndaj ndjekësit më të afërt, Totenhamit, njofton “infOSport.mk”.

“Djajtë e Kuq”  dominuan në tërësi ndeshjen në “Olld Traford”, duke regjistruar fitoren e parë pas 12 ndeshjeve pa fitore ndaj Çelzit. Një gjë të tillë bënë madje edhe pa Zlatan Ibrahimoviçin, i cili sot mbeti në bankinë, duke u inkuadruar në lojë vetëm ka fundi i ndeshjes.

Në vend të tij që nga minuta e parë luajti Markus Rashford. Reprezentuesi anglez shkëlqeu sot, duke hapur ndeshjen me golin e realizuar në minutën e 7-të.

Ai gjatë gjithë ndeshje ishte rrezik permanent për mbrojtjen e Çelzit, e cila u dorëzua edhe në minutën e 49-të përballë Hereras, i cili shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Kurtua, që në fund u tregua edhe si vendimtarë në fitoren e pastërt të skuadrës së Hoze Murinjos, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 22 ndeshjeve pa humbje në Premierligë.

Pas kësaj fitore Mançester Junajtedi ngjitet në pozitën e 5-të me 60 pikë, 4 më pak se Mançester Siti në pozitën e katërt, skuadër kjo që ka edhe një ndeshje më shumë dhe 6 më pak se Liverpulli, me këta të fundit që kanë edhe dy ndeshje më shumë se “Djajtë e Kuq”.

Leave a Reply