Golat dhe rastet nga super ndeshja Liverpul-Siti (VIDEO)

Liverpulli ka arritur që të mbyll temën lidhur me ekipin e pamposhtur të Mançester Sitit, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Jurgen Klop shënoi fitore 4:3, duke dhuruar një spektakël para tifozëve të saj ndaj liderit aktual në Premierligë. Liverpulli zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, në veçanti gjatë pjesës së dytë, kur në një interval kohor prej vetëm 9 minutash arriti q ëtë shënoj tre gola, që në fund u treguan si të mjaftueshëm për fitoren e 13-të këtë edicion.

Ishte kjo fitorja e katërt rradhazi për Liverpullin në kampionatin anglez, me ç’rast kjo skuadër u ngjit në pozitën e tretë, edhe përkundër faktit se kanë pikë të njëjta me Çelzin e vendit dhe katërt dhe Junajtedin e vendit të dytë, që ndeshjen e saj të javës së 23-të do ta zhvillojë gjatë ditës së nesërme.

Në anën tjetër Mançester Sitit edhe përkundër disfatës në këtë ndeshje, vazhdon të ketë një epërsi të madhe prej 15 pikësh ndaj tre skuadrave nejdkëse, Junajted, Liverpull dhe Çelzi.

Leave a Reply