Liverpulli fiton, Liga e Kampionëve më afër (VIDEO)

Liverpulli ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme 0:1 në transfertën ndaj Uest Bromuiç Albionit. Golin e vetëm në këtë përballje e realizoi braziliani Firminjo në fundin e pjesës së parë.

Gjithsesi, një gol mjaftoi për të marrë këtë fitore e cila në fund të sezonit mund të ketë vlera të mëdha pasi mund ta dërgojë skuadrën në Ligën e Kampionëve duke parë që edhe kalendari tashmë i favorizon më tepër se rivalët.

Falë kësaj fitore të kuqtë nga “Enfilld Roud” u ngjitën në pozitën e tretë, duke lënë pas vetes Mançester Sitin. Liverpulli realizoi fitoren e dytë me rradhë si mysafir, duke arkëtuar në këtë mënyrë plotë 66 pikë, dy më shumë se Siti i Guardiolas, që dje mundi Sautemptonin.

Leave a Reply