Monako me stil kualifikohet në gjysmëfinale (VIDEO)

Monako me stil është kualifikuar për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian, pasi edhe në ndeshjen e kthimit arritën të shënojnë fitore ndaj Borusia Dortmundit, njofton “infOSport.mk”.

Pas fitores 3:2 në Gjermani, skuadra franceze sonte në teren vendas shënoi fitore me rezultatin 3:1, ashtu që me rezultatin e përgjithshëm 6:3 arriti që të kualifikohet në mesin e katër skuadrave më të mira në Evropë.

Ndeshja u zhvillua në një tempo të lartë, ndërsa rezultatin e hapi i riu, Kilian Mbape vetëm pas 3 minutave lojë. Në minutën e 17-të Radamel Falkao dyfishoi rezultatin në 2:0, ndërkohë vetëm pas 3 minutave lojë në pjesën e dytë Marko Reush ktheu shpresat e Dortmundit.

Mirëpo ato shpresa mbeten të parealizuara, pasi 8 minuta para fundit të takimit rezervisti, Valer Zhermen realizoi edhe golin e tretë për Monakon, skuadër kjo e cila pas Atletiko Madridit, Real Madridit dhe Juventusit bëhet skuadra e katërt që do të kërkoj një vend për në finalen e madhe të këtij edicioni në Ligën më prestigjioze të Evropës, Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply