Çavi zbulon emrin e super yllit që Guardiola do ta transferojë te Siti

Sezoni i sivjetshëm mund të konsiderohet si i dështuar për Mançester Sitin dhe trajnerin e kësaj skuadre, Pep Guardiola. Skuadra e “sheikëve” që më herët u përshëndet me titullin në Premierligë, ndërsa të dielën u përshëndet edhe nga FA Kupa angleze, pasi u eliminua nga Arsenali.

Satisfakcioni i vetëm i Mançester Sitit dhe trajnerit të tyre Pep Guardiola mbetet vendi i katërt dhe kualifikimi për në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, ku edhe këtu do ta kenë të vështirë, pasi aktualisht kanë vetëm një pikë më shumë se rivali i tyre i qytetit, Mançester Junajtedit, me të cilën skuadër ata takohen pikërisht të enjten në kuadër të javës së  33-të.

Pikërisht duke u bazuar në gjitha këto arritje, Guardiola që tani është duke menduar për merkaton e verës, që pritet të jetë e zjarrtë për Mançester Sitin.

Ish bashkëlojtari dhe shoku i Pep Guardiolas, Çavi Hernandez, ka zbuluar se cili është futbollisti që i intereson më së shumti strategut spanjoll.

“Flas me Pep dhe e di që për të është me rëndësi të blejë futbollistë anglez.  Për momentin futbollisti më i mirë anglez është Dele Alli. Bëhet fjalë për një futbollist shumë të veëantë”, ka thënë Çavi, duke vazhudar më tej: “Në aspektin teknik, ai është futbollist i tipit që i pëlqejnë Guardiolas, lloj i futbollistëve që i përshtatet stilit të lojës të cilin e aplikon Pep Guardiola”.

Mirëpo për transferimin e yllit anglez, Maçester Siti nuk do ta ketë aspak të lehtë, për të cilën gjë është i vetëdijshëm edhe vetë Çavi Hernandez, i cili megjithatë me plotë të drejtë potencon se kur është në pyetje Mançester Siti, atëherë gjithçka që ka të bëjë me financa, mund të arrihet

“E di që ai nuk është lojtar të cilin Totenhami do të dëshironte të largojë, por e dimë që Mançester Siti ka fonde të mëdha”, është shprehur ish futbollisti i Barcelonës.

Leave a Reply