Java e 29-të sjellë derbin e madh, Shkëndija – Vardari (VIDEO)

Të mërkurën dhe të enjten në program janë ndeshjet e javës së 29-të në elitën e futbollit vendor, njofton “infOSport.mk”. Pa dyshim e gjithë vëmendja do të jetë e përqëndruar në derbi ndeshjen në Tetovë midis Shkëndijës dhe Vardarit, skuadra këto që brenda një jave takohen dy herë. .Një javë më parë po në Tetovë këto dy skuadra zhvilluan ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë, ndërsa nesër po në të njëjtin stadiumin do të takohen, kësaj rradhe në kuadër të kampionatit.

Vardari është dukshëm skuadra më e mirë këtë edicion, pasi në tre përballjet e deritanishme ndaj “kuqezinjëve” nga Tetova ka shënuar po aq fitore, gjë kjo që ka reflektuar edhe në renditjen tabelare, ku skuadra shkupjane ka një epërsi prej 13 pikësh. Shkëndija nesër para tifozëve të saj do të kërkoj fitoren e parë kampionale ndaj Vardarit në këtë sezon, që do ngushtonte epërsinë në 10 pikë, 7 ndeshje para fundit të sezonit 2016/2017.

Renova do të ketë një përballje të vështirë në Shkup ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, skuadër kjo e cila me të gjitha forcat po lufton për të grumbulluar sa më shumë pikë dhe për të shpresuar në mbetje në elitën e futbollit vendor, njëjtë sikurse edhe Bregallnica që në  Shtip do të mirëpret Pelisterin.

Pobeda që gjithashtu lufton për mbijetesë në Prilep do të jetë nikoqir i Sileksit, në një ndeshje ku vendasit shpresojnë në  fitore, derisa kjo javë mbyllet të enjten me ndeshjen ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkupit që do të zhvillohet në stadiumin në Gjorçe Ppetrov.

LIGA E PARË FUTBOLLISTIKE E MAQEDONISË

Java XXIX

Bregallnica 26.04. 16:00 Pelisteri
Makedonija Gj.P 26.04. 16:00 Renova
Pobeda 26.04. 16:00 Sileksi
Shkëndija 26.04. 16:00 Vardari
Rabotniçki 27.04. 16:00 Shkupi

Leave a Reply