E konfirmuar: Në KB “Rusi 2018” do futet teknologjia për arbitrat (VIDEO)

Video përsëritjet do ju ndihmojnë arbitrave në ndeshjet e Botërorit në Rusi vitin e ardhshëm. Ky lajm është konfirmuar nga numri një i FIFA-s, Xhani Infantino.

Video asistentët do të shohin në veçanti rastet e dyshimta, lidhur me golat, kartonët e kuq dhe penaltitë.

Kjo teknologji me video asistent – arbitra (VAR), për herë të parë u aprovua në kuadër të Botërorit për Klube në Japoni gjatë dhjetorit të vitit të kaluar.

“Deri tani, rezultat kanë qenë pozitive dhe nuk është e mundur që në vitin 2017 çdokush në botë në stadium apo në shtëpi të shohë që gjyqtari ka gabuar dhe i vetmi që nuk mund ta shohë është arbitri”, – tha fillimisht Infantino.

“Kjo, jo sepse nuk dëshiron ta shohë, por sepse ne ia kemi ndaluar që të korrigjojë këtë gabim. Tani do të ndihmojmë gjyqtarët të mos gabojnë ose të gabojnë më pak dhe t’i japim drejtësi futbollit”, – deklaroi presidenti i FIFA-s.

Leave a Reply