Kapoja i “Ballistëve” reagon ndaj dënimit të Shkëndijës

Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë gjatë ditës së djeshme dënoi Shkëndijën me 6 ndeshje pa prezencën e publikut në Tetovë për shkak incidentit që ndodhi në ndeshjen gjysmëfinale të mërkurës së kaluar midis Shkëndijës dhe Vardarit në Tetovë.

Ky vendim rigoroz ka sjellë pakënaqësi në taborin e skuadrës tetovare që ka paralajmëruar ankimimin e këtij dënimi, ndërsa po i njëjti nuk është mirëpritur aspak mirë edhe nga ana e tifozëve të Shkëndijës “Ballistët” me në krye, Krenar Osmanin, reagimin e të cilit në mënyrë integrale ua sjellim më poshtë:


Shkëndija dënohet me 6 ndeshje pa prenzencë të publikut!!!!

Akoma i kemi të freskta imazhet e sulmit të hienave ndaj Kryesisë së Shkëndijës në ndeshjen kundër plehrave (miravcit/vardarit) në Shkup (rast i padëgjuar më parë, pasi që gjithandej nëpër botë ndodhin sulme mes tifozëve, por në asnjë mënyrë ndaj lojtarëve të ose kryesisë së klubit mysafir), në prezencë të njësive speciale të policisë (të cilët bënin SEHIR, thuajse ishin në ndonje koktej rasti) dhe normalisht siç ndodh te ne, dënimi ndaj shkijeve ishte minimal deri në EXTREM-“2 ndeshje pa prezencën e publikut”. Incident për të cilin vardari minimalisht do duheshte të dënohet me 15 ndeshje pa prezencë publiku dhe gjobë mbi 20 000 €.

Ndërsa ne dënohemi me 6 ndeshje vetëm sepse 2-3 persona u futën në fushë dhe të cilët as sulmuan e as që prekën njeri me dorë!

Imagjinoni se çfarë dënimi do na jepnin në qoftë se do ishte prekur ndonje futbollist ose anëtar i kryesisë se plehrave (miravcit/vardarit). Do rrezikonim të na zbresin në ligë të dytë?!!!!!

Kësi lloj standardesh të dyfishta nuk praktikohen vetëm ndaj Shkëndijës, por ndaj të gjitha Klubeve Shqiptare në Iliridë tani e 25 vite!

Zgjidhja optimale dhe që çdo Shqiptar e dëshiron, është që Klubet Shqiptare të largohen nga kjo ligë dhe ti bashkangjiten LIGËS SHQIPTARE TË FUTBOLLIT. Por në pamundësi që të realizohet kjo, është koha e fundit që Klubet Shqiptare në Iliridë të funksionojnë si një trup i vetëm, dhe të reagojnë në unison ndaj çdo padrejtësie (si në arbitrim ashtu edhe në komisione të ndryshme në federatën e futbollit) që i bëhet ndonjë Klubi Shqiptar!

BASHKIMI BËN FUQI 💪🇦🇱

P.S. Me shka bashkëjetesë nuk ka!

SHQIPËRI ETNIKE 👊🇦🇱


Leave a Reply