Atletiko qerrasi me nje 5-she Las Palmasin (VIDEO)

Atletiko Madridi ka fituar transfertën me Las Palmasin me rezultat të thellë 0:5, në kuadër të xhiros së 35-të në La Liga. Edhe pse Atletiko në këtë takim kishte mungesa të mëdha me disa futbollistë të lënduar dhe disa tjerë të dënuar për shkak kartonave, të përzgjedhurit e Simeones arritën të tregojnë klasë të lartë, duke alarmuar fitoren që nga minuta e 18-të.

Gameiro zhbllokoi takimin në minutën e 2-të, Niguez rriti epërsinë në të 17-të, ndërsa 1 minutë më vonë përsëri ishte autori i golit të parë që çoi shifrat në 0:3 për “jorganxhinjët”. Pjesa e parë u mbyllë me këtë rezultat, ndërsa në të dytën, Tomas në minutën e 72-të dhe Torres të 90-tën shënuan edhe dy golat tjerë për Atletikon, duke vulosur kështu fitoren e thellë 0:5.

Vlenë të cekim se Las Palmasi këtë takim e mbylli me 10 lojtar, pasi në minutën e 65-të Boateng u përjashtua nga fusha, pas atyre dy kartonave të verdhë. Atetiko me këtë fitore, renditet e treta në renditje me 71 pikë, 3 më shumë se Sevilja që gjendet në vendin e katërt. /infOSport.mk

Leave a Reply