Strakosha shkëlqen, Lacio mankthi i Romës (VIDEO)

Skuadra e Lacios është shndërruar në një mankth për rivalin e përbetuar lokal, Romën gjatë këtij sezoni. “Shqiponjat” mundën “ujqërit” me rezultatin 3:1, me ç’rast ju dhanë fund shpresave të Romës për titullin e kampionit.

Të përzgjedhurit e trajnerit Luçiano Spalleti shpresonin se me fitore ndaj Lacios do i afroheshin Juventusit në vetëm 6 pikë dhe se në ndeshjen e pas dy javëve në “Olimpiko” me një fitore eventuale pikërisht kundër kampionëve në fuqi do e bënin kampionatin edhe më interesant në luftë për titullin e kampionit.

Në anën tjetër Simone Inzaghi dhe futbollistët e tij dëshironin të regjistronin fitoren e parë ndaj Romës në Serie A pas 5 viteve, pasi i elimunuan ata këtë vit edhe në kuadër të Kupës së Italisë.

Dhe ashtu edhe ndodhi, ndërsa hero i “lacialëve” në këtë përballje ishte Sejdu Keita (12’, 85’) që realizoi dy gola, ndërsa një gol tjetër për Lacion realizoi Dushan  Basta. Golin  e vetëm për Romën në këtë përballje e realizoi Daniele De Rosi (45’) nga një penalti shumë e diskutueshme.

Është kjo fitorja e parë për Lacion në derbi ndeshjet kundër Romës në kampionat. Për herë të fundit “lacialët” kishin mundr Romën me 11 nëntor të vitit 2012-të, kur kishin shënuar fitore me rezultatin 3:2.

Që pas asaj fitore Lacio në 8 ndeshje të zhvilluara kishte regjistruar 3 barazime dhe 5 disfata, 4 prej të cilëve në katër ndeshjet e fundit.

Një paraqitje të shkëlqyeshme në këtë ndeshje pati edhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Thomas Strakosha, i cili u vlerësua me notën 7, ndërsa vetëm Keita Balde ishte më mirë se portieri kuqezi në këtë ndeshje. Ndërkohë, Lacio pas kësaj fitore mban ende gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampionëve, ku aktualisht ndodhet në pozitën e katërt me 67 pikë, 3 pikë më shumë se Atalanta e vendit të pestë.

Leave a Reply