Balloteli me shokë nokautuan PSZH-në, titulli në duart e Monakos ( VIDEO )

Mario Balloteli me Nicën kanë mundur Paris Sen Zhermenin me rezultat 3:1, duke larguar këta të fundit nga titulli kampion në Francë. Ishte Balloteli që në minutën e 26-të shënoi golin e avantazhit, ndërsa në të 48-tën Rikardo rriti epërsinë për 2:0 në të mirë të Nices. “Parizienët” u përgjigjën në minutën e 64-të me golin e Markinjos, ndërsa kur pritej edhe goli i barazimit, në fushë shfaqet Donis që vulosi shifrat e takimit në 3:1 për nikoqirët.

Kujtojmë që skuadra nga Parisi sfidën e mbylli me 9 lojtarë në fushë, pasi fillimisht në minutën e 90-të Mota u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa 2 minuta më vonë edhe Di Maria.

Me këtë humbje PSZH i dorëzon titullin Monakos, pasi këta të fundit me tre pikë më tepër dhe një ndeshje më pak të luajtur aktualisht kryesojnë tabelën, ndaj duket gati se skuadra nga Principiata do të shpallet kampion i këtij sezoni.

Leave a Reply