Sejfullahu me Maqedoninë në Evropianin e Mundjes

Reprezentacioni i Maqedonisë në Mundje do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian në mundje për senior që do të mbahet në Novi Sad të Serbisë nga 2 deri më 7 maj.

Në këtë kampionat do të marrë pjesë mundësi shqiptar Elmedin Sejfullau, ndërsa së bashku me të janë edhe Vladimir Egorovi, Boban Savev dhe Mogamergaxi Nurov. Katër reprezentuesit e Maqedonisë do të jenë nën udhëheqjen e seleksionuesit Lulzim Vrenezi, ndërsa pjesë e ekspeditës do të jetë edhe drejtori sportiv Strasho Gligorov.

“Jemi përgatitur mirë për pjesëmarrje në Kampionatin Evropian për senior, i cili starton të martën. I faleminderoj Komitetin Olimpik dhe Agjencinë për Rini dhe Sport, të cilët na kanë dhënë mbështetje parezerv në këtë periudhë”, është shprehur kryetari i Federatës së Mundjes në Maqedoni, Betim Vrenezi.

Reprezentacioni i Maqedonisë në Mundje kishte pergatitje 12 ditë në Teteven të Bullgarisë.

Leave a Reply