Futsal, Shkupi po ec sigurtë drejt titullit kampion

Ekipi i futsalit, Shkupi vazhdon i sigurtë rrugëtimin drejt titullit kampion në elitën e futsalit vendor. Të përzgjedhurit e trajnerit Zoran Lekiq mbrëmjen e kaluar shënuan edhe fitoren e tyre të 20-të në kampionat, nga gjithsej 21 ndeshje të zhvilluara, duke konfirmuar dominimin e tyre dhe super formën nëpër të cilën po kalojnë. Viktimë e tyre kësaj rradhe ishte ekipi i Hedis, ndaj së cilës shënuan fitore 5:9 në transfertë.

Bejtulla Jakupi hapi serinë e golave në këtë përballje për të pasuar një gol nga ana e vendasve për barazim të rezultatit. Berat Ramadani sërish kaloi në epërsi Shkupin, ndërkohë golin e tretë për ekipin nga Çairi e realizoi kapiteni Arsim Fazlija, për t;iu kundërpërgjigjur edhe njëherë tjetër barazimit të dytë të ekipit vendas. Erkan Seferi realizoi golin e tij të parë në këtë përballje për ti siguruar epërsinë prej dy golave Shkupit për herë të parë në këtë ndeshje, ndërkohë talenti Eljesa Neziri realizoi golin e 5-të për Shkupin dhe njëherit të fundit gjatë pjesës së parë për rezultat 2:5. Në pjesën e dytë figurë qendrore te Shkupi ishte Erkan Seferi, i cili realizoi edhe tre gola të tjerë, ndërkohë një gol në këtë pjesë realizoi edhe Ivan Sotirovski, duke bërë që Shkupi në fund të shënojë plotë 9 gola, kundrejt 5 golave të skuadrës vendase të Hedisit.

Kur kanë mbetur vetëm edhe tre xhiro deri në mbyllje të kampionatit, Shkupi kryeson renditjen me 61 pikë, tre më shumë se Velesi që këtë javë mundi Cikon në transfertë me rezultatin 4:11, ndërkohë në ndeshjen për mbijetesë në elitën e futsalit, Sasa në Makedonska Kamenicë mundi Ilirët me rezultatin 13:10. Java e 24-të mbyllet sot me ndeshjen midis SEE Universitetit dhe Zhelezarecit.

FUTSAL, LIGA E PARË E MAQEDONISË
Java 24
27.4.2019
Sasa

13-10

Ilirët

27/04/2017

Ciko

4-11 Velesi

29/04/2017

Hedisi

5-9

Shkupi

30/04/2017

SEEU

17:00

Zhelezareci

 

Leave a Reply