Meblurnit nuk i mjafton goli i Berishës në finale (VIDEO)

Skuadrës së Melburn Viktori nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga ana e yllit kosovar, Besart Berisha në finalen e madhe të Kupës së Australisë ndaj Sidnej, njofton “infOSport.mk”.

Berisha shënoi golin e vetëm në të cilën ndeshje skuadra e tij barazoi 1:1.

MEBLURNIT NUK I MJAFTON GOLI I BERISHËS NË FINALE (VIDEO)***********************************************Skuadrës së Melburn Viktori nuk i ka mjaftuar goli i shënuar nga ana e yllit kosovar, Besart Berisha në finalen e madhe të Kupës së Australisë ndaj Sidnej, njofton “infOSport.mk”.

Публикувахте от infosport.mk в 7 май 2017 г.

Sulmuesi kosovar  shënoi një gol mjaft të bukur pas një aksioni personal në minutën e 20-të për t’i dhënë avantazhin skuadrës së tij, ndërkohë golin e barazimit për Sidnej e realizoi Grant në minutën e 69-të.

Ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit, por edhe pas 30 minutave lojë shtesë, me ç’rast fituesi duheshe të vendoset përmes ruletit të penaltive.

Aty më të mirë ishin futbollistët e Sidnej që shënuan fitore me rezultatin 4:2, duke i mohuar në këtë mënyrë trofeun e katërt në një ndeshje finale të Kupës Besart Berishës, i cili edhe në finalen e tij të katërt arriti që të shënojë, por që kësaj rradhe nuk arriti që ti gëzohej trofeut, si në tre finalet e tij të mëparshme.

Leave a Reply