Messi me një arritje tjetër historike (VIDEO)

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi ka regjistruar një tjetër arritje historike me emrin e tij, njofton “infOSport.mk”.

Ylli i “katalunasve” në ndeshjen e javës së 36-të, të zhvilluar mbrëmë në “Kamp Nou” ndaj Viljarealit realizoi dy gola në fiitoren 4:1 të Barcelonës, duke arritur në këtë mënyrë të realizojë plotë 100 “dopieta” në La Liga.

56 herë Messi nga dy gola kishte realizuar në “Kamp Nou”, derisa një gjë të tillë në ndeshjet si mysafir kishte bërë në 44 ndeshje.

29-vjeçari Messi me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Viljarealit, edhe për herë të pestë në karrierën e tij arriti që të tejkalojë shifrën prej 50 golave të shënuar brenda një sezoni, ndërsa si sezoni më i mirë me më shumë gola të shënuar mbetet ai 2011/2012, kur Messi kishte realizuar plotë 72 gola.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply