Pas 16 viteve Vardari i gatshëm të përsëris suksesin e ish Sloga Jugomagnatit

Skuadra kampione në fuqi e Vardarit gjatë ditës së sotme ka mundësinë e mirë që të sigurojë edhe titullin e tretë me rradhë kampion dhe gjithsej të 10-tin në historikun e saj, njofton “infOSport,mk”.

Një arritje të tillë duke u shpallur tre herë rradhazi kampion i Maqedonisë, së fundmi kishte bërë ish ekipi i Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, edhe atë para plotë 16 viteve.

Vardari me fitore eventuale sot ndaj Makedonja Gjorçe Petrovit, dhe kuptohet ndonjë gabimi të Shkëndijës ndaj Bregallnicës, edhe zyrtarisht do të festonte titullin e tretë me rradhë, pas atyre në vitet 2015, 2016.

Do të jetë kjo hera e dytë që Vardari do të dalë kampion për tre vite me rradhë, pasi një gjë të tillë kishte bërë edhe në vitet 1993, 1994 dhe 1995.

Pasoi një dominim i Sileksit, gjithashtu me tre tituj të njëpasnjëshëm  1996, 1997 dhe 1998,  për ti ardhur rradha edhe Slloga Jugomagnatit, tashmë FC Shkupit, skuadër kjo e cila kishte fjalën kryesore në futbollin vendor nga viti 1999 deri në vitin 2001.

Leave a Reply