“France Football” që tani nxjerr Messin nga gara për “Topin e Artë” (VIDEO)

Revista e njohur franceze “France Football”, që për çdo vjet përmes votave shpall fituesin për “Topin e Artë”, vlerëson se Lionel Messi nuk ka shumë gjasa për të fituar këtë çmim për vitin 2017-të, përcjellë “infOSport.mk”.

Edhe pse sezoni 2016/2017 nuk është mbyllur ende, “’France Football” që tani ka favoritin e saj, Kristiano Ronaldo.

“Kush mund të fitoj Kristianon?”, – pyet France Football në ballinën e numrit të saj të fundit.

Gazetarët francez pohojnë se bartësi i çmimit për vitin 2016-të është në epërsi ndaj të gjithëve, për shkak paraqitjeve të tij të shkëlqyeshme me fanellën e Realit të Madridit.

Ronaldo në veçanti këtë edicion ka shkëlqyer në Ligën e Kampionëve Evropian, ku falë golave të tij, “madrilenët” arritën të prekin finalen e madhe. Në anën tjetër Messi nuk bënë pjesë as në ndeshjet gjysmëfinale, edhe atë për të dytin vit me rradhë.

Revista potencon edhe pretendentët e Kristiano Ronaldos për këtë çmim, si Xhanluixhi Bufon (Juventus), Antuan Griezman (Atletiko Madrid) dhe Kilian Mbape (Monako), mirëpo jo edhe Lionel Messin. Në këtë listë nuk bënë pjesë as shoku i tij i skuadrës te Barcelona, Nejmar.

Pritet që gjatë tetorit “France Football” të nominojë rreth 30 futbollistë,  të cilët do të zgjidhen përmes votave të gazetarëve.

Leave a Reply