Zyrtare, dorëhiqet Brdariç, Selimi merr drejtimin e Shkëndijës

Lajmi i publikuar gjatë ditës së djeshme nga ana e portalit tonë për largimin e Tomas Brdariç nga Shkëndija sot u bë edhe zyrtarë. Strategu kroato-gjerman në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar pas shqyrtimit nga ana e kryesisë, e cila doli me një komunikatë lidhur me ndarjen mes tyre dhe Tomas Brdariç.

Në vazhdim në mënyrë integrale ju sjellim komunikatën e KF Shkëndija, lëshuar për media:

Klubi i futbollit Shkëndija njofton se prej ditës së sotme (10.05.2017) Tomas Brdariç nuk është trajner i skuadrës tonë. Gjermani në mungesë të rezultateve ka ofruar dorëheqjen e tij, e cila është pranuar pas shqyrtimit nga ana e kryesisë. Tomas Brdariç në ardhje premtoi titullin e kampionit dhe në kushte kur nuk arriti të realizoi ambiciet e vendosura para vetes, falënderoi klubin për besimin e dhënë dhe vendosi të kërkojë largimin.

Kryesia e KF Shkëndija falënderon gjermanin për angazhimin e dhënë gjatë kohës që drejtoi ekipin, duke i dëshiruar gjithë të mirat për të ardhmen.Besimin për të drejtuar skuadrën deri në fund të sezonit si dhe në finalen e Kupës së Maqedonisë e merr ndihmës trajneri i parë, Erhan Selimi.

Leave a Reply