Në Katalunjë: Me lojë të tillë Ronaldo do të fitoj “Topin e Artë”?

Derisa Real Madridi po feston kualifikimin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve Evropian, në Barcelonë mediat po merren me paraqitjen jo bindëse të Kristiano Ronaldos në ndeshjen e mbrëmshme gjysmëfinale kundër Atletiko Madridit në “Visente Kallderon”.

Gazeta katalunase “Sport.es” kishte analizuar performancën e ekipit “madrilen” në ndeshjen e dytë kundër Atletiko Madridit, duke analizuar çdo futbollist veç e veç. Paraqitja e Kristiano Ronaldos është llogaritur si e pakënaqshme.

“Portugezi ishte i pa dukshëm në fushë. Nëse “France Football” vlerëson këtë paraqitje si të mjaftueshme për të fituar “Topin e Artë”, ata duhet të përtypin faktn se ai në ndeshjen e kthimit nuk bëri asgjë.  Francezët kanë një reputacion shovinisti, dhe për ta më mirë do ishte që ti përkushtojnë më shumë vëmendje paraqitjes së bashkëatdhetarit të tyre, Kari Benzema, për të parë se çfarë duhet bërë bartësi i “Topit të Artë”. Në futboll jo çdoherë golat janë gjithçka” – thuhet në komentin e “Sport.es”.

Ky reagim i tyre vjen si kundërpërgjigje për publikimin e së martës nga ana e “France Football”, sipas të cilëve që tani Kristiano është favorit për të fituar “Topin e Artë” dhe se Lionel Messi nuk bënë pjesë as në mesin e futbollistëve pretendentë për këtë çmim.

Për ndeshjen në “Visente Kallderon” gazeta “katalunase” kishte bërë edhe vlerësimin e futbollistëve, duke cilësuar me notën më të lartë “9”, futbollistët si Karim Benzema, Marselo dhe Luka Modriç, ndërsa me notën më të dobët “4” kishin vlerësuar, Danilon. Kristiano Ronaldo ishte vlerësuar me notën “5”.

Leave a Reply