Nuhiu: Shkupi do të sigurojë mbijetesën

Disfata e pësuar të dielën në Çair nga Pobeda, ka komplikuar edhe më shumë garën për mbijetësë në Ligën e Parë të Maqedonisë për FC Shkupin. Të përzgjedhurit e Ardian Nuhiut edhe përkrah disfatës së pësuar, në renditjen tabelare ndodhen në vendin e 7-të me 33 pikë të tubuara, 1 më shumë se Pobeda që vjen pas tyre në vendin e 8-të, ndërsa rruga deri në fund të sezonit për “pëllumbat’ rezulton më e vështirë se sa e skuadrës nga Prilepi.  Tekniku i shkupjanëve, Nuhiu, beson në aftësit e futbollistëve  të tij dhe shprehet optimist se do të mbetën në Ligën e Parë.

“E kemi vështirsuar, por prap gjithçka është në duart tona. Jemi një pik para dhe duhet ta ruajmë atë. Besoj thellë në këtë grup që kamë, se do t’ia arrijmë qëllimit dhe do të sigurojmë mbijetësën në elitë. Futbollistët e mi e kanë dëshmuar se kanë kualitete të larta, ata në ndeshjen e fundit krijuan shumë, por thjesht fati sportiv nuk ishte me ta. Besoj që në ndeshjen e radhës të rikuperojmë pikët e humbura me Pobedën”, është shprehur trajneri i KF Shkupit, Ardian Nuhiu enkas për ‘’InfOSport.mk”.

FC Shkupi ndeshjen e radhës në kuadër të xhiros së 33-të në elitën e futbollit vendor do ta luaj në transfertë ndaj Pelisterit. /“infOSport.mk”

Leave a Reply