Saki i bindur, Juve favorit me këtë mbrojtje të dobët të Realit

Ish trajneri i gjeneratës së artë të Milanit,  Arigo Saki thotë se Juventusi është favorit në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Realit të Madridit  dhe se ndeshja në Kardif do të vendos cila prej dy skuadrave ka mbrojtjen më të mirë.

“Loja e Realit në mbrojtje nuk është aq bindëse” – tha Saki, duke vazhduar: “Mbrojtja e tyre nuk është në nivele të larta, me përjashtim të Serhio Ramos. Danilo është i dobët, edhe pse ai nuk do të mund të luante në finale në rast se Daniel Karvahal do të kthehet nga lëndimi. Në anën tjetër Juventusi është shumë i fuqishëm në mbrojtje, mbrojtësit “bardhë e zi” veprojnë me shumë besim. Me një mbrojtje të tillë Juventusi është i thirrur që të mbrojë emrin e futbollit italian në Evropë” – u shpreh Saki.

Finalja e edicionit 2016/2017 në Ligën e Kampionëve në program është me dat 03 qershor në Kardif.

Leave a Reply