Nadal fiton turneun e Madridit!

Rafael Nadal është fitues i turneut masters të Madridit, pasi në mposhti me shumë vështirësi Dominik Tiemin me rezultat 2:0. Nadal në setin e parë derdhi shumë djersë, duke triumfuar në fund me “taj brejk” me shifrat 7:6, në një set që zgjati plot 80 minuta,  ndërsa të dytin e mbylli me 6:4.

Për tenstin spanjol ky ishte trofeu i pestë në turneun masters të Madridit, ndërsa Nadal bëri punë të madhe edhe në gjysmëfinale të këtij turneu, ku përfundimisht ndërpreu serinë negative me Gjokoviçin, duke e mundur serbin pas tre viteve.

Kujtojmë që nga nesër starton mastersi i Romës, që do të jetë testi i fundit për tenistët para turneut të madh prestigjioz Rolan Garos./“InfOSport.mk”

Leave a Reply