Tifozët e Dresden i shpallën luftë Federatës Gjermane të Futbollit (FOTO)

Tifozët e Dinamo Dresden kanë reaguar në një mënyrë të jashtëzakonshme ndaj Federatës Gjermane të Futbollit, e cila një javë më parë kishte dënuar klubin e tyre për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike në ndeshjen e javës së kaluar kundër Munih 1860.

Ata në ndeshjen e së dielës në transfertën ndaj Karlsruhes nuk ishin paraqitur si zakonisht me fanellat e skuadrës së tyre, por me fanella ushtarake.

Përmes kësaj veshje ata kishin protestuar ndaj vendimit të federatës, teksa në veshjet e tyre kishin shkruar: “Të luftojmë DFB (Federatën Gjermane të Futbollit)”.

Pas fillimit të ndeshjes Karlsruhe-Dinamo Dresden (3:4) kishte ardhur edhe deri te një konflikt mes tyre dhe policisë gjermane, ku si pasojë ishin plagosur 15 polic dhe 21 tifoz. Gjithë këto skena u dënuan ashpër nga ana ministri i brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, i cili kishte thënë: “Skenat e tilla që ndodhën para ndeshjes Karlsruhe – Dresden janë krejtësisht të papranueshme. “Lufta” që kishin shpallur ata ndaj Federatës Gjermane, nuk ka të bëjë me sportin”.

“Kush sulmon qytetarët dhe policinë, nuk është një tifoz futbolli dhe nuk e ka vendin në stadium” – kishte përfunduar numri një i policisë gjermane.

Leave a Reply