Isko përfundimisht vendos për të ardhmen  e tij

 Një ndër futbollistët më të përfolur te Reali i Madridit, Isko Alkarkon zbulon përfundimisht të ardhmen e tij. Fantazisti spanjoll do të vazhdojë të qëndrojë te Reali i Madridit edhe për shumë sezone të ardhshme, teksa e ka konfirmuar vetë lojtari këtë fakt.

Isko ishte thuajse i larguar deri para pak muajsh nga skuadra madrilene pasi ishte një lojtar stoli, por pas dëmtimit të Bejl ai u kthye në një nga lojtarët më në formë dhe më kryesorë në rrugën drejt titullit kampion për Realin e Madridit.

I pyetur nga medias spanjolle në lidhje me të ardhmen e tij, Isko është përgjigjur: “I them të gjithë të interesuarve se do të vazhdoj të qëndroj te Reali i Madridit. Nuk duhet të shqetësohen më në lidhje për këtë çështje.”

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply