Finalja e madhe NBA-së, Golden Stejt-Klivlend!

Finalja e madhe për këtë sezon të NBA-së do të luhet ndërmjet Golden Stejtit dhe Klivlendit. Është viti i tretë radhazi që këto dy skuadra do të luajnë në finalen e madhe të basketbollit profesionist, me Klivlendin që së fundmi mundi Bostonin me rezultat 112:99, duke e mbyllur kështu serinë me 4:1 të finaleve në Konferencën e Lindjes.

Lebron Xhejms realizoi 35 pikë në këtë takim, ndërsa Klivlendit i ndihmuan edhe Irving me 23 pikë dhe Lov me 24 tjera. Për Bostonin shkëlqeu Bradli me 23 pikë të realizuara.

Përballja e parë ndërmjet Golden Stejtit dhe Klivendit do të luhet me 2 qershor.

Leave a Reply