Sahiti dhe Rrahmani “relaks” në Greqi (FOTO)

Dy talentët Kosovar të futbollit, Suad Sahiti dhe Amir Rrahmani janë duke kaluar së bashku pushimet në qytetin e Selanikut të Greqisë. Të dy futbollistët janë shfaqur me fotografi në profilet e tyre në instagram, duke u relaksuar në bregdetin e Greqisë në këto ditë të fundit të muajit maj, ku si duket janë të parët nga futbollsitët tjerë që hapën sezonen verore.

Sahiti dhe Rahmani përveç lidhshmërisë që kanë me sportin e futbollit, ata janë edhe dy shokë shumë të mirë edhe në jetën private, që herë pas here takohen dhe kalojnë kohën e lirë.

Sahiti që është pjesë e Rabotniçkit,është liruar që më herët nga angazhimet në skuadër, me trajnerin Viktor Trenevskin që i ka dhënë më shumë ditë të lira kosovarit për të qenë më i pushueshëm dhe i gatshëm për ndeshjet eliminatore të Liga Evropës që “Romantikët” do t’i luajnë gjatë verës.

Sahiti nuk do të jetë as për ndeshjen e fundit në kampionatin vendor, që Rabotniçki do ta luaj të mërkurën në transfertë me Bregallnicën e Shtipit.

Në krahasim me Sahitin, shoku i tij dhe futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Amir Rrahmani, i cili është pjesë e Lokomotiva Zagrebit, e ka mbyllur sezonin në elitën kroate, ku me skuadrën e tij përfundan në vendin e pestë në renditjen tabelare.

Ndërkohë sipas asaj që mëson Infosport, Rrahmani sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e gjigandëve të Dinamo Zagrebit, ndërsa konfirmimi do të vjen gjatë merkatos verore./”InfOSport.mk”

Leave a Reply