Vardari zyrtarisht fiton titullin e kampionit për sezonin 2016/17

Skuadra e Vardarit sot edhe  zyrtarisht është shpallur kampion i Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë për sezonin 2016/17. Vardari kishte siguruar titullin e kampionit javë më parë, ndërsa sot pas ndeshjes me Sileksin, e cila u mbyll me barazim pa gola, pranuan edhe zyrtarisht trofeun nga ana e FFM-së.

Për Vardarin ky ishte trofeu i 11-të në historikun e tyre, ndërsa i 10-ti nga pavarësia e shpallur e Maqedonisë.

Vardari si kampion i elitës, ka siguruar kualifikimet në Ligën e Kampionëve, ndërsa ndeshjen e parë pritet ta zhvillojë me 27 ose 28 qershor.

Leave a Reply