Tipuriç startues në ndeshjen ndaj Pobedës, Emre Xhan në bankinë

Futbollisti i fundit i angazhuar nga FC Shkupi, Toni Tipuriç sot do të bëjë debutimin e tij me fanellën e skuadrës nga Çairi në transfertën kundër Pobedës, njofton “infOSport.mk”.

Para pak çastesh trajneri Ardian Nuhiu ka bërë zyrtarë formacion me të cilin do të zbres në fushën e “Tumbe Kafe” në Manastir, aty ku skuadra nga Prilepi do ti zhvillojë ndeshjet e saj si nikoqir gjatë këtij gjysmësezoni. Tipuriç bashkë me Krivanjevën do të përbëjnë dyshen e mbrojtjes, të ndihmuar në krahë nga Maliqi dhe Ljamçevski. Si mesfushor difenziv do të luajnë Rron Broja dhe Ermedin Adem, teksa në pjesën ofenzive të këtij reparti do të jenë Bunjamin Shabani, Stojkoski dhe Shpend Asani, të cilët në çdo moment do të ndihmojnë sulmuesin e vetëm Bazhe Ilijoskin.

Ndeshja Pobeda – FC Shkupi starton në ora 14:00.

Leave a Reply