Ballistët – Metit: Kthehu te Shkëndija, aty ku e ke vendin!

Pas lajmit të publikuar në portalin tonë lidhur me skadimin e kontratës së Muhamed Useinit me Renovën, në adresë të mesfushorit tetovar kanë ardhur shumë mesazhe,  përmes së cilave tifozët e Shkëndijës kërkojnë rikthimin e tij te skuadra “kuq e zi”, njofton “infOSport.mk”.

“Ajdeee Metiiii Shkendijaa Te pret!”;

“KTHEHU TE VENDI 22”,

“Ajde Meti… duhet ekipi i vitit 2011…I duhesh Shkendijes 👍🏻👍🏻”

“Ëelcome Home. Aty ku rreh zemra. 🇦🇱”

“Publika tdon ( ne kuptimin e mir te fjales) treneri tdon ( si futbollist) taj e dush Shkendin ….per hair ne tjese ⚽️🇦🇱👏💪👓🏃️🥅👍🔴⚫”

“Kthehu ne FOLE 🔴⚫️” – ishin këto vetëm disa nga mesazhet e tifozëve të Shkëndijës në profilin zyrtarë të Muhamed Useinit në “facebook”, ku futbollisti tetovar kishte postuar lajmin e publikuar nga ana e portalit tonë me titull: “MUHAMED USEINI NJË FUTBOLLIST I LIRË, I PËRFUNDOI KONTRATA ME RENOVËN”.

Muhamed Useini është një futbollist i shkollës së Shkëndijës, i cili në sezonin 2010/2011 me “kuqezinjtë” festoi titullin e kampionit. Ai atë sezon me Shkëndijën si 22-vjeçar zhvilloi 19 ndeshje duke realizuar edhe një gol ndaj Rabotniçkit, te e cila skadër u transferua më pas në vitin 2013-të, por që sërish u rikthye në folenë e vjetër vetëm një vit pas.

Useini për Shkëndijën ka zhvilluar plotë 108 ndeshje gjatë karrierës së tij, ndërsa ky numër mund të ngritet në rast se Muhamed Useinin edhe për herë të tretë e shohim me fanellën e skuadrës nënkampione të Maqedonisë.

Leave a Reply