Adnan Januzaj transferohet në La Liga!?

Real Sociedadi dëshiron të transferojë në rradhët e veta sulmuesin e krahut të Mançester Junajtedit, Adnan Januzaj.

Futbollisti shqiptarë ka edhe një vit kontratë me “Djajtë e Kuq”, mirëpo fakti që ai nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Hoze Murinjo, bënë që largimi i tij nga “Olld Traford” të jetë i pashmangshëm.

Megjithatë edhe përkundër këtij fakti skuadra angleze nuk e ka ndërmend ta lëshojë Januzajn për një shumë më pak se 10 milion euro.

Një shifër kjo jo dhe aq e përballueshme për një ekip si Real Sociedadi, presidenti i së cilës skuadër, Aperibaj, ka marrë përsipër që personalisht të futet në negociata me Mançester Junajtedin dhe të ul çmimin e transferimit të Januzajt, i cili me siguri që te Real Sociedadi do të kishte një hapësirë më të madhe se te gjigandët anglez.

Adnan Januzaj sezonin e fundit e kaloi në formë huazimi te Sanderlandi, mirëpo edhe te kjo skuadër nuk arriti që të dëshmojë cilësitë e tij, pasi në 25 ndeshje që zhvilloi për këtë skuadër, në asnjërën prej tyre nuk arriti që të gjejë rrugën e duhur drejt golit.

Leave a Reply