Qato debuton me barazim te Shkëndija

Qatip Osmani aventurën e tij si trajner te Shkëndija e ka nisur me barazim, pasi “kuqezinjët” në ndeshjen kontrolluese ndaj Bad Radkersburgut e mbyllën me rezultat 1:1.

Pjesa e parë u mbyll me barazim pa gola, ndërsa në të dytën ishin të parët austriakët që shkuan në avantazh, ku shënuan në minutën e 52-të, ndërsa 2 minuta më vonë Shefiti barazoi shifrat e takimit në 1:1, të cilat nuk ndryshuan deri në fund.

Shkëndija në këtë takim luajti me formacion të kombinuar. Ndeshjen e radhës në kuadër të përgatitjeve në Slloveni, “Kuqezinjët” do ta zhvillojnë ndaj Inter Zapreshiqit.

Leave a Reply