Brdarovski dhe Vardari bashkë deri në vitin 2019-të

Vlladica Brdarovski ka vazhduar marrëveshjen me Vardarin deri në vitin 2019-të.

Një gjë e tillë ndodhi gjatë ditës së sotme, pasi Brdarovski pranoi kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të skuadrës kampione, të cilët më herët gjatë ditës vazhduan kontratën edhe me armenin, Barsegian.

“Jam i lumtur që vazhduam bashkëpunimin me Vardarin dhe që do jem pjesë e klubiit më të mirë në Maqedoni edhe dy vitet e arshme. Çdoherë në ndeshjet e Vardarit kam dhënë maksimumin që skuadra të arrijë deri te fitorja dhe sukseset, ndërsa ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Mendoj se është koha e fundit që këtë verë të bëjmë edhe atë hapin e duhur në arenën ndërkombëtare në Ligën e Kampionëve. Do të duhet të përgatitemi mirë dhe unë jam i sigurtë se pa marrë parasysh emrin e kundërshtarit do të japim gjithçka nga vetja që të paktën të kalojmë një xhiro. Në kampionat ambiciet tona janë veçmë të njohura, ato janë titulli i dyfishtë” – tha Brdarovski për sajtin zyrtarë të klubit.

Brdarovski pjesë e Vardarit është që nga viti 2015-të, kur arriti nga rradhët e skuadrës hungareze të Gjer, ndërsa deri më tani ai ka zhvilluar 52 ndeshje zyrtare.  Sezonin e fundit ai ishte njëri ndër futbollistët më standard te skuadra “kuq e zi”, duke zhvilluar 33, nga gjithsej 36 ndeshje kampionale.

Rikujtojmë Vardari ka vazhduar kontratat edhe me futbollistët si Barsegian, Grnçarov, Gligorov, Felipe dhe Gaçevski.

Leave a Reply