E bujshme, Shkëndija bënë tre goditje në merkato (FOTO)

Shkëndija e Tetovës që aktualisht ndodhet në Slloveni ku po zhvillon fazën përgatitore në prag të ndeshjeve në Liga Evropa, ka ndryshuar tërësisht strategjinë e përforcimit të skuadrës.

Te “kuqezinjtë” nuk ka më emra të mëdhenj, por talent të rinj, të cilët pritet të jenë e ardhmja e skuadrës “kuq e zi”.

Në këtë drejtim drejtuesit e skuadrës nënkampione të Maqedonisë sot firmosën me tre emra premtues, Çilafi, Rexhepi dhe Iljazi.

I pari është sulmues krahu, 19-të vjeçar që sezonin e fundit doli kampion me ekipin U 19 të Shkëndijës, ndërsa falë paraqitjeve të mira i’u dha shansi të debutojë në ekipin e parë në takimin e fundit kampional me Pelisterin.

Ai tani rekomandohet në skuadrën e Qatip Osmanit, firmos kontratë tre vjeçare, ndërsa nëse zhvillohet me rritmin e pritur pritet të rritet në futbollistë shumë cilësorë. E njejta vlen për dy portierët që afrohen në skuadër si premtues për të ardhmen.

20-të vjeçari Bekim Rexhepi vjen nga Teteksi ku la pas sezon shumë të mirë në Ligën e Dytë, ndërsa parashihet si reprezentues i Maqedonisë U 21 për ciklin e ardhshëm kualifikues. Ai është lidhur ne kontratë dy vjeçare.

Ndërkohë Artan Iljazi firmos për tre vite, vjen nga Milano e Kumanovës dhe është 17-të vjeçar. Në raport me moshën që ka, posedon fizik dhe cilësi shumë të larta dhe Shkëndija e bën të vetin, duke shpresuar të vazhdojë zhvillimin në vitet në vazhdim kur fillimisht do të stërvitet me ekipin e parë, ndërsa do të luajë me ekipin U 19 të Shkëndijës.

Që të tre janë pjesë e ekipit në përgatitjet në Slloveni, ndërsa Çilafi dhe Rexhepi veçmë zhvilluan minutat e parë në ndeshjen ndaj austriakëve të Bad Radkerburgut.

Leave a Reply