Lajm senzacional nga Portugalia: Ronaldo braktis Realin që këtë verë

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo ka vendosur që mos të luaj më në Spanjë. Një lajm të tillë senzacional në numrin e saj të sotshëm ka publikuar e përditshmja portugeze, “A Bola”.

Sipas tyre vendimi i yllit portugez është i pakthyeshëm dhe se për një gjë të tillë ai ka informuar edhe presidentin e Realit, Florentino Perez.

Kristiano Ronaldo kishte mbetur shumë i zemëruar pas akuzave të ngritura nga Prokuroria e Madridit për evazion fiskal ndaj tij, gjë kjo që ka ndikuar edhe në këtë vendim të portugezit.

Sipas “A Bola” si opcione të ardhshme të Kristiano Ronaldos mund të jenë Mançester Junajted, Paris Sen Zhermen dhe Monako, si dhe disa nga klubet më të pasura në Kinë.

Leave a Reply