Nabil Dirar në Turqi, e presin tifozët e fenerbahçes! (FOTO)

Ashtu edhe siç spekulohej këto ditë në mediat turke, Nabil Dirar do të jetë përforcimi i radhës për skuadrën e Fenerbahçes. Ai para pak çastesh ka arritur në Stamboll të Turqisë, ndërsa qindra tifozë të Fenerbahçes kanë dalur për ta pritur në aeroport.

Futbollisti marokan vjen nga Monako, ndërsa më herët ka luajtur për Klub Brixhin, Vesterlon e Diegem Sport-in.

Ai me fenerin pritet të firmosë ditëve në vijim./“InfOSport.mk”


Leave a Reply