Fetahi i kënaqur me vazhdimin e kontratës me Shkëndijën

Shkëndija përveç vazhdimit të bashkëpunimit me futbollistët e formacionit të parë, një gjë të tillë ka bërë edhe me disa nga futbollistët e rinj, të cilët me cilësinë e tyre pritet të rriten në futbollistë cilësorë.

Një ndër futbollistët  e rinj që vazhdoi kontratën me skuadrën tetovare është edhe Ersin Fetahu, i cili sezonin e kaluar në formë huazimi luajti te skuadra e Makedonija Gjorçe Petrovit.

20-vjeçari me Shkëndijën ka nënshkruar kontratë dy vjeçare, kontratë kjo që është një satisfakcion i madh për këtë futbollist, i cili premton se do të punoj edhe më shumë për të arsyetuar besimin e dhënë nga ana e drejtuesve të skuadrës tetovare.

“Sigurisht se jam i kënaqur që klubi më ofroi vazhdimin e kontratës edhe pse gjithë periudhën e kaluar kam luajtur si huazim. Kontrata e re është satisfaksion i madh për mua, që më bën të besoj se klubi ka vlerësim dhe konsideratë për mua, ndërsa duke parë konkurencën në ekip dhe nevojën për të fituar përvojë duhet të gjej klub ku do të luaj rregullisht. Unë do të vazhdoj të punoj me inpenjim maksimal ku do që të jem, duke besuar se do të arrij të ngritem më lartë dhe të arsyetoj besimin“, – tha në një intervistë për “infOSport.mk”, Ersin Fetahi.

Përveç Ersin Fetahit, ndër futbollistët e tjerë të rinj që vazhduan kontratën me Shkëndijën janë edhe Bashkim Lama, i cili nënshkroi kontratë dy vjeçare si dhe portieri, Besir Nuhiu që edhe për një vit tjetër do të jetë pjesë e “kuqezinjëve” nga Tetova.

Leave a Reply