ZYRTARE, Borini vishet “kuq e zi”

Milani ka zyrtarizuar edhe blerjen e pestë në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin italian, Fabio Borini.

26-vjeçari te skuadra nga “San Siro” erdhi në huazim nga Sandërlendi, me detyrim blerjeje për 6 milionë euro.

Pasi kreu me sukses konytrollet mjekësore, ish-sulmuesi i Romës dhe Parmës ka firmosur kontratën që e lidh me Milanin.

“Jam shumë i kënaqur që kam ardhur te Milani, nuk kishte rast dhe skuadër më të mirë për të bërë punën time. Nuk kam fjalë të tjera, jam shumë i emocionuar, pres me padurim të luaj në San Siro”, – tha në konferencën për shtyp, Fabio Borini.

Borini rikthehet në Itali pas plotë 5 viteve, pasi përveç Sandërlendit, italiani kishte luajtur më parë edhe me fanellën e Liverpullit.

Leave a Reply