Arbin Zejnullahu festoi golin me sexhde, ja deklarata e tij pas ndeshjes (VIDEO)

Futbollisti i talentuar i Shkëndijës, Arbin Zejnullahu, sot pa dyshim se është futbollisti më i lumtur nga gjithë të tjerët, pasi në mundësinë e tij të parë të dhënë nga ana e trajnerit Qatip Osmani në kuadër të ndeshjeve të Liga Evropa, ai shfrytëzoi një gjë të tillë, duke e shpërblyer trajnerin me një gol në rrjetën e Daçias, ndaj së cilës skuadër Shkëndija sot në ndeshjen e kthimit shënoi fitore të thellë me rezultatin 4:0.

Ai për mundësinë e dhënë të jetë pjesë e këtij takimi,  falenderon haptaz stafin teknik si dhe bashkëlojtarët e tij, duke ju premtuar atyre se në të ardhmen do të punojë edhe më shumë.

FUTBOLLISTI I TALENTUAR, ARBIN ZEJNULLAHU SHENON EDHE GOLIN E TRETE PER SHKENDIJEN******************************************DAÇIA – SHKENDIJA 0:3 (A. Zejnullahu 81')

Публикувахте от infosport.mk в 6 юли 2017 г.

“Duhet të jem i sinqertë dhe të pranoj se është ndjenjë e shkëlqyeshme të shënosh gol në Liga Evropa, por më me rëndësi ishte kualifikimi që e arritëm në mënyrë bindëse. Ky ishte debutimi im në një ndeshje zyrtare ndërkombëtare dhe kam fat që luaj me një ekip kaq të madh dhe me bashkëlojtarë të shkëlqyeshëm. Për ekipin e parë të Shkëndijës kam shënuar vetëm një gol në kuadër të Kupës dhe fakti që realizova kundër Daçias në një takim kaq me rëndësi më bën shumë krenar. Falënderoj stafin teknik dhe bashkëlojtarët për besimin dhe mbështetjen, ndërsa unë do të punoj edhe më shumë për të arsyetuar çdo hapsirë që do të më jepet”, – tha enkas për “infOSport.mk” nga Kishinau, Arbin Zejnullai, i cili golin e shënuar e festoi duke bërë sexhde ndaj të Allahut të lartëmadhëruar, që e falënderon në çdo hap për talentin dhe mundësinë që në këtë moshë të re të jetë pjesë e një klubi të madh, siç është Shkëndija.

Për Arbin Zejnullain, ishte ky goli i dytë i shënuar me ekipin e parë të Shkëndijës, pasi një gjë të tillë kishte bërë me 13 korrik të vitit të kaluar, kur kishte shënuar njërin prej 11 golave të skuadrës tetovare që në kuadër të Kupës kishte mundur ekipin e Golemo Konjarit me rezultatin e thellë 11:0.

Leave a Reply