Sigal Prishtina godet fuqishëm në merkato

Një ndër skuadrat më të suksesshme shqiptare në basketboll, Sigal Prishtina ka bërë një super goditje në merkato, duke arritur që të rikthejnë në rradhët e tyre, një ndër basketbollistët më të mirë shqiptarë, Dardan Berisha.

Berisha që me Prishtinën ka fituar shumë tituj të rëndësishëm, pritet të jetë armë e fortë e Prishtinës, këtë edicion, që për “bardhekaltërit” nga kryeqendra kosovare do të jetë historik, duke pasur parasysh se ata për herë të parë në luajnë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve Evropian.

Rikujtojmë ditë më parë drejtuesit e Sigal  Prishtinës, rikthyen edhe trajnerin turk, Ahmet Kandemir, ndërsa gjithashtu përforcuan rradhët e tyre edhe me dy basketbollistët amerikan, Woodley e Johnson.

Megjithatë si duket kryesia e Sigal Prishtinës ende nuk e ka dhënë fjalën e fundit, pasi ditëve në vijim të njëjtit kanë paralajmëruar transferime të tjera bombastike.

Leave a Reply