Uimbëlldon, tenistët favoritë pa shumë probleme

Tenistët favoritë në kuadër të turneut në Uimbëlldon vazhdojnë rrugëtimin e tyre pa shumë probleme. Britaniku Endi Marej u kualifikua për në raundin e tretë pasi mposhti me lehtësi Dastin Broun me rezultatin 3-0, në sete (6-3, 6-2 dhe 6-2).

Kampioni në fuqi i turneut ishte superior ndaj gjermanit duke entuziazmuar të gjithë tifozët të cilët shpresojnë që 30-vjeçari të bëhet i pari tenist britanik që mbron titullin që nga viti 1930.

Nuk hasi në shumë vështirësi në këtë raund as spanjolli, Rafael Nadal, i cili eliminoi amerikanin, Donald Young 3-0, në sete (6-4, 6-2 dhe 7-5).

Deri te fitorja në këtë fazë arriti edhe Novak Djokoviç që eliminoi në tre sete çekun, Pavlasek (6-2, 6-2, 6-1), pastaj Monfils që eliminoi tenistin nga Gjibraltari, Edmund në tre sete (7-6, 6-4, 6-4), si dhe bullgari Dimitrov, që ishte shumë bindës ndaj qipriotit Bagdatis, duke e mundur atë me rezultatin 3:0, në sete (6-3, 6-2, 6-1).

Në kampin e femrave, u kualifikuan Viktoria Azarenka dhe Simona Halep. Tenistja bjelloruse mundi Vesninën në ndeshjen e saj 2-0, me sete 6-3 dhe 6-3, ndërsa Halep eliminoi brazilianen Maia teksa e mposhti në 2 sete 7-5 dhe 6-3. Një vend për në raundin e tretë siguroi edhe Venus Uilliams, e cila vuajti jo pak me kinezen Ëang, të cilën e mundi 2-1, ndërkohë që Kvitova i tha lamtumirë Ëimbledon-it pasi humbi kundrejt Brengle me rezultatin 2-1.

Leave a Reply